• |
ide | kryesore

Kënga e Jessie J, një dedikim për Channing Tatum

-Instant, Paparazzi, Slider



Sipas The Sun, kënga e këngëtares Jessie J “Simply in Love” flet për aktorin,Channing Tatum, marrëdhënien dhe ndarjen me të.

“Ti je gjithnjë duke ëndërruar për të nesërmen, kurse unë rimendoj të djeshmen.E di që dua të ndjek rrugën tënde, le të bëjmë një premtim për të sotmen.Merre me qetësi, bëj hapa të vegjël që të mos prishim çfarë vjen më vonë. Thjesht ji aty, i qetë, që të mos nxitohemi në atë që jemi.Nëse është përgjithmonë, le të jemi thjesht të dashuruar.”- shkruhet në një pjesë të tekstit.Gjatë një Live-i në Instagram, Jessie është shprehur se “kënga është për dikë që sapo e ke takuar dhe do ta marrësh me shpejtësi raportin me të.”Ndonjëherë, të nxitosh do të thotë të prishësh themelet që ka nevojë një lidhje, prandaj duhet ta marrësh me qetësi dhe të shijosh momentin.”-përfundoi ajo.Jessie J dhe Channing nisën të dilnin në tetor të 2018-ës dhe u ndanë për herë të fundit në prill.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *