• |
ide | kryesore

Kreu i Urgjencës: Në tetor presim rritje të infektimeve me covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Forca e virusit për të infektuar ka rënë po dhe simptomat e tij janë më të lehta. Në mes të muajit tetor pritet rritje e numrit të rasteve pasi në këtë periudhë kemi rastet më të pakta pasi janë rezultat i muajit gusht ku vera ka qenë disfavor të virusit, ka shpjeguar anëtari i Komitetit teknik Skënder Brataj.

“Kushtet ambientale ndikojnë shumë në sëmundshmëri, në përhapje, në virulencë, këto numra që janë nuk janë numra të larta në krahasim me grumbullimet dhe mundësinë e transmetimit që ka pasur mezi i korrikut dhe gushti. Po ta lidhim me situatën si ka rrjedhur, numrat duhet të ishin shumë më të mëdha” – tha Brataj për TCH.

Por kujdesi duhet shtuar në mes të muajit tetor kur pritet të kemi rritje të numrit të infektuarve.

“Do ketë rritje te numrit ne tetor, nga mesi i tetorit mendoj, se duke pasur parasysh nisjen e shkollave ne mes te shtatorit, qe po shkojmë drejt uljes se temperaturave e do veprojme me shume ne ambiente te mbyllura”.

Virusi ka ndryshuar pasi forca infektuese ka rënë. Tanimë në shumë raste kontaktet e një personi me covid rezultojnë negativ .

Shkencëtarët po përpiqen për vaksinën por deri atëherë kërkohet kujdes i shtuar pasi temperaturat e ulëta favorizojnë virusin.



5 Comments

  1. Ne Dhjetor do beje ftohte, ne krahasim me muajin Gusht do te kemi renie te forte te temperaturave.

  2. Patjeter o lamash me diplome!
    Po e do Partija qe te kete rritje, do te kete!
    Kujt kujton se u hedh hi syve, fshatareve te Pilurit?
    Kujton se s’e kuptojme qe i mbani shifrat standarde me nga 150 raste ne dite?
    Mendon se dini gjindjen injorante akoma ne 2020-n?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *