• |
ide | kryesore

Mashtrimi i Suarez, tani Juventus dridhet: “Akord mes avokates bardhezi e universitetit”

-Instant, Sport



Për momentin Juventus nuk është i hetuar, por pozicioni i klubit rrezikon të agravohet në lidhje me cështjen e nënshtetësisë italiane të Luis Suarez. Corriere della Sera, në fakt, shkruan sërisht për përgjime të reja mes avokates Maria Turco, që përfaqëson bardhezinjtë, e drejtori i përgjithshëm i universitetit të Peruxhias Simone Olivieri. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmjam avokatja e studios së Luigi Chiappero ka telefonuar të paktën tre herë kreun e universitetit për të përshpejtuar kohët e provimit të uruguajanit fillimisht fiksuar për në 22 shtator e pastaj afruar në 17.

E gjitha me premtimin e avokates së Juventus për të sjellë në Peruxhia lojtarë të tjerë të huaj në të ardhmen për të bërë provimin. Prestigj për universitetin, që tashmë ëshë nën hetimin e Guardia di Finanza që ka përgjuar telefonatat: krimi i hipotezuar mund të jetë ai u korrupsionit.

Hetuesit janë në zotërim edhe të një video, që lidhet me faktet, e në të cilën po verifikohet vërtetësia e provës. Nga ajo që mendohet deri tani, lojtari i Barcelonës i ka marrë përpara pyetjet që do ti bëheshin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *