• |
ide | kryesore

Morata i lumtur për rikthimin: “U ktheva në shtëpi”

-Instant, Sport



Tani është zyrtare: Alvaro Morata është përsëri një lojtar i Juventus. Spanjolli është kthyer të veshë fanellën bardhezi katër vjet pas largimit të parë. Sulmuesi, mbi të cilin drejtuesit u përqendruan pas vështirësive për të liruar Dzeko nga Roma (e Milik nga Napoli), mbërriti në aeroportin e Caselle shoqëruar nga gjithë familja me një fluturim privat pas pas mesnatës së të martës, pritur nga një grup tifozësh.

Lojtari ka mbërritur rreth orës 9.30 në J Medical, ku ka kryer vizitat mjekësore. Në përfundim të tyre ka hedhur firmën në kontratën 5 vjecare me bardhezinjtë. Në komunikatën zyrtare, Morata është shprehur: “Asgjë nuk është më e bukur se të kthehesh në shtëpi. Sepse është ardhja e Álvaro Moratas në Torino: një rikthim në shtëpi”, lexohet në komunikatën e klubit. Ashtu si ishte parashikuar, Morata do të mbajë fanellën me numër 9.

Morata mbërrin në bardhezi nga Atletico Madrid me formulën e huazimit për 10 milionë euro me të drejtën e blerjes të fiksuar në 45 e mundësinë për të rinovuar huazimin për një tjetër vit (në këtë rast Juve do të paguante 10 milionë për huazimin e 35 për blerjen). Për tu kthyer tek Juve sulmuesi pranoi të ulte pagën nga 9 milionë në 5 plus bonus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *