• |
ide | kryesore

Ndryshimet kushtetuese/ Yuri Kimit i ka humbur topi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ndonëse vendet europiane dhe Britania po reagojnë për ndryshimet e njëanshme kushtetuese që prishin marrëveshjen e 5 qershorit, ambasadores amerikane Yuri Kim i është mbyllur goja. Ajo po hesht përpara faktit të kryer ku e ka vënë Rama, mazhoranca e të cilit vendosi sot t’i votojë ndryshimet në kodin zgjedhor deri më 30 shtator, ndonëse në Këshillin Politik ende s’ka konsensus. 

Madje ai po e bën këtë edhe duke prishur paktin e vëzhguar nga arbitrat ndërkombëtarë, sipas të cilit, kur nuk ka dakordësi mes palëve Këshilli Politik i drejohet ODIHR. 

Por nëse ambasadores amerikane nuk i kërkohet me detyrim të flasë, ajo ka së paku obligimin moral që të mos bëhet palë në betejën e brendshme politike. Sepse, nëse në 3 qershor, kur për ambasadoren amerikane faji ishte i Lulzim Bashës, për mos dakordësinë për një marrëveshje të mirë që ishte gati, ajo nuk ngurroi të tregonte me gisht përgjegjësin. Ajo përdori një metaforë futbollistike për të theksuar përgjegjësinë duke treguar se në fushën e kujt gjendej topi. 

Zëri i Amerikës/ Pse Yuri Kim e la topin në fushën e Bashës

Por që atëhere rrodhi shumë ujë. Palët e firmosën marrëveshjen në 5 qershor dhe ambasadorja deklaroi me lumturinë e njeriut që i detyron palët të bien dakord: “5 qershori duhet të kalojë siç është. Nuk mund të hapet përsëri. Nuk mund ta bësh sepse do të ishte shkelje e besimit të vënë”.

Por pas kësaj deklarate në “Top Story”, Rama vendosi ta shkelë besimin duke përdorur sharlatanët e opozitës së re për të ndryshuar rregullat e lojës. Ai vendosi të shkojë drejt hapjes formale të listave, zhbërjes së koalicioneve dhe pavarësisht këtyre, thoshte se nuk i ka cënuar asnjë fije floku marrëveshjes së 5 qershorit dhe se do ta votonte atë të plotë.

Në këto kushte edhe Bashkimi Europian, edhe vendi më i rëndësishëm i tij, Gjermania, nuk kanë ngurruar të tregojnë me gisht se cili është përmbysësi i tryezës. Madje ato i kujtuan Ramës se ky veprim unilateral, mund të pezullonte përparimin e Shqipërisë në rrugën e negociatave.

Në këtë kohë Yuri Kim nisi të sillet si memece. Deklarata e saj se “5 qershori nuk duhet prekur” tingëllonte qesharake, ndërkohë që palët qenë në pozicione diametralisht të kundërta: PS thoshte se nuk po e prekte, PD-ja se i qe vënë flaka.

Krisja e mitit amerikan mes shqiptarëve

Por kur gjithçka mori fund dhe socialistët i votuan në mënyrë të njëanshme në 30 korrik, ndryshimet e kushtetutës, pra kur u bë fakt për këdo se kryeministri nuk do të ndalej për ndryshimin e rregullave të lojës në favor të tij, ambasadorja ishte e vetmja që sillej sikur nuk kuptonte se ç’po ndodhte. 

Ajo kërkoi që edhe pas faktit të kryer, diskutimet duhet të vazhdonin, në vjeshtë, në këshillin politik.

“Partitë duhet të përfshihen në Këshillin Politik me mirëbesim. Drejtuesit përkatës kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve”, tha ajo dhe shtoi gjoja me kërcënim: “Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre”. 

Bisedat e Yuri Kim me Metën, Ramën e Bashën, ambasada jep detaje

Me naivitetin fëminor që e karakterizon, “zoti Luli” besoi se kryeministri do ta dëgjonte kërcënimin e rrugës së Elbasanit. Ai vazhdoi të ulet në tryezën e Këshillit Politik, ku opozita po nëpërkëmbet duke mos u lejuar që të shpjerë as versionin e saj për konsultim te ODHIR. 

Dhe ndonëse Rama po shkel çdo angazhim të marrë para ndërkombëtarëve dhe po i trajton deklaratat publike të Yuri Kim njësoj si ato të Elisa Spiropalit, ambasadorja sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Natyrisht askush nuk ka të tagrin t’i kërkojë llogari, përfaqësueses së një shteti të huaj se kur vendos të flasë ose jo. Ndonëse ajo ishte garantja që i mblodhi palët në selinë e saj, përsëri askush nuk mund të pretendojë që ajo të thyejë heshtjen. Në këtë pikë nuk ka asnjë vlerë t’i kujtohen fjalët që tha pas nënshkrimit të 5 qershorit dhe urimet që u shprehën nga sekretari i shtetit Pompeo.

Por, ama është e drejtë e çdo shqiptari të mos jetë dakord me bërjen palë dhe me diplomacinë me dy standarte, që kur mendon se po dredhon “zoti Luli” e tregon se në fushën e kujt gjendet topi, ndërsa kur këtë e bën Rama, hiqet sikur nuk e sheh. Me kutin që ka vënë vetë, ambasadorja Kim e ka detyrim të flasë. Ajo ka detyrim të thotë ku gjendet topi dhe jo të kërkojë goma në detin e Sarandës.

©Lapsi.al



36 Comments

  1. Duhet te shkohet ne akt ekstrem, te nxirret personin I padesheruar. Kjo vetem ambasadore nuk eshte por pale me krimin e bandes Rivdekja

    1. gjynah mos e shani ambasadoren
      ajo nje pjate me oriz po ha
      po mire mo ju jeni edhe antikomuniste e ndihmuat ameriken te rezonte ramiz aline, kur ishit diversante digjnit mullinjte e barit te kopratives, etj etj
      Kur erdhi Bejkeri i puthet e lepit edhe gomat e makines mbase edhe ndonje gje tjeter
      Keta amerikanet prape me komunistet behen
      Si shpjegohet kjo bre burra ktu ka tradhti!

  2. USA nuk ka me interes per shqiperine e shqiptaret dhe kete te keqe ja kemi bere vete vetes. Fakti qe ambasadoret qe dergohen ketu jane gjithmone e me cheap eshte thjesht tregues i kesaj. Po qe te shitej ambasadori amerikan per ca pushime te vilat e Zamirit dhe ca xhiro me skaf nuk na kish vajtur mendja, mendo sa na ka rene pazari

  3. O Muti i Kristaqit,
    armiqte ju paskan ne grike te pushkes , po ju c’prisni, verini ata ne grike te topit dhe pastaj brohorsni:
    Liri-Demokraci
    Rrofte Sali Berisha me Lul Bolen me krie!
    Urrrrrraaaaaa

  4. Or po lerini keto!
    Ka ndodhur nje hata e zeze te mbledhja e Komisionit te integrimit a si quhet qe e drejton ajo Hajdarja e vocerr!
    Dikush per dreq ka hapur fonine ne salleme ze te larte dhe eshte degjuar nga te gjithe –
    “Or pederast muti” !
    Dhe kujt ju drejtua, qe thoni ju? As me pak e as me shume por vete Mekembesit te Timonierit Rilindjes, shokut katunar Taulant Balla!
    Kush t’ja kete bere kete telefonate kryekatunarit rilindjot valle aty ne mes mbledhjes Komisionit?

  5. Pa le me çfare ja ka zene gojen. Me sakt te tille iu duhen qe shesin cdo gje per pushtet. Askush i huaj nuk do burra shteti, por hyzmeqar. Po nuk u zgjua ndergjegja qytetare ta shkundi nga themelet kete vend cirku vazhdon me babezi e perversitet.

  6. Analiza foshnjore qe e trajton problemin si nje konflikt banal ndermjet cunave te lagjes, ku kerkohet ndihma e me te fortit tje tregoje vendin atij qe nuk e mban fjalen. Koncepti i USA per demokracine eshte shume me larg nga sa trajtohet ketu. Shume e thjeshte. Eshte nje parlament legjitim me deputete te dale nga institucione legjitime. Eshte edhe nje parti qe e dhjeu madatin popullor per perfaqesi ne parlament dhe qe ndodhet ne rruge. Patjeter qe vemendjen kryesore e merr parlameni. Jane apo nuk jane sharlatane ata jane deputet legjitim qe moren vendet e atyre qe i lane. Keto principe jane te thjeshta dhe te shenjta. Prandaj dhe eshte ky qendrim i USA qe neser te mos perseriten situata te tilla dhe nese perseriten keto jane kosto te renda politike qe ne kushtet e tanishme nuk ka mbajtur asnje nga PD pergjegjesi. Kur themi pergjegjesi largimin pergjithmone nga skena politike.

  7. akoma me kte ushtaren e xhaxha sorres ju ???!!!!!

    po kjo u dallu qe diten e dyte more, kur foli fiks me gjuhen e te gjatit, copy/paste te fb se shulit te gjate

    po kta lujn pa top fare

    mjere shqiptaret qe kujtojne se komunisteve ju behet opozite e bute diplomatike!!!!!

    komunistet te bejne puc kushtetues dhe ushtarak sa here jane ne opozite, revolucionin e kane platformen baze qe prej 300 vjetesh !!!

    tashti thone jo dhune, jo braktisje, jo molotov !!!

    dhe kta molumenet e PDse e hane !!!!

    per ti qi robt ksaj pune

  8. Sa te jete gjalle Sorosi dhe Lyrat e tij kete histori kemi ne.Prandaj duhet te fitoj prape Trump qe ti fshije keta

  9. Komunistet e PeDes gjithmone kane qene kundra ambasadorve amerikane se ashtu orienton sekretari i Partise Sali Ram shpellari

  10. Bythlepirsat e lapsit dhe talibanet e shqupit fillun adetin. Kane 30 vjet qe nuk lane ambasador te US pa sha si spiun, kurve, i/e shitur, sorroist…. Po kte pune kane edhe me perfaqesuesin e DASH, e ambasadoret e e EU.

    Vetem Sali Bajraktari dhe Lul kamarieri jane demokrate te vertete.

  11. Sali Berisha: ndyrësirë, qelbësirë, orgji, kërmë, lëtyrë, vrasës, narkotrafikant, drogaxhi, hajdut… janë fjalët më të përdorura prej tyre.

    Sali Berisha, një mjek i djallëzuar zemre e di mirë se materiali i servirur si ushqim për njerëz që mendojnë nga mesi e poshtë, pra me instikte, u ngjall frikën kundërshtarëve politikë. Prandaj, duke nisur që me shkrimet anonime në RD-në e viteve ’90 e deri më sot sa ishte në Kuvend, nëpër media e rrjete sociale, u ofron militantëve dhe të ngjashmëve çorbën që e kanë dëshirë ta mbllaçisin e ta përshtyjnë edhe më fort se ai.

  12. Muti i Kristaqit,
    mami im ka vdekur prandaj qe edhe une te bashkohem me ju ma jep mamin tat ta ve ne grike te karit dhe te siguroj se do te ngelet e kenaqur.

  13. topi ka ngeliur tek pidhi i kurtizanes aziatike.bordello bande ambasade eshte ndyre ne mutin e qelbur te korrupsionit dhe droges te bandes rama ,kjo kuve aziatike do bojkotuar dhe do peshtyre ,ndersa ambasada do lyer me mute .

  14. Shqiperia eshte e fundit ne rajon ne cdo fushe,me mire se ne eshte dhe Kosova qe eshte nje shtet shume i ri.
    Padyshim qe fajin e ka Saliu.
    Por nje te mire ketij populli ky Saliu i ka bere.Ai me qeverine e tij beri disa reforma,permbushen disa kushte dhe u dha shqiptareve levizjen e lire.Kemi 10 vjet qe levizim te lire.Besoj nuk i keni harruar oret dhe ditet neper muret e ambasadave,parate qe keni paguar per nje vize,neperkembjen etj etj.
    Saliu ka bere dhe gabime,ka bere dhe te tjera te mira,por nese gjithe qeverite do te kishin nje arritje te tille si kjo e Saliut,padyshim qe do te ishim shume me mire.

  15. Ti i ores 14 :20, a mind te me thuash se perse kjo ambasadore kembenguli qe kete marreveshje ta nenzhkruanin te gjithe dhe jo vetem parlamentaret?

  16. Moj Shqiperia e mjera Shqiperi,
    me ambasadore vec nga ajo Azi,
    iken Luluja e kjo Kimi na e pason,
    vec aziatike Amerika na dergon,
    keta aziatiket ketu te ne kane gjet,
    thene me plot goje, Ameriken vet!

  17. Po, ku e kemi Kushtetuten, ku kemi Kode, ku kemi Ligje…!!! Vetem te tilla nuk kemi! Nuk na ka mbet asnje zakon e tradite i/e mire e ketij populli nder shekuj…!!!? Me se paku mos t’i perdorim keto terma juridike sepse i bie vlera bashkebisedimit!
    Keto hartojne legjislacion per nje person…!!! Po, ku mund te hartohet legjislacioni per nje NATE apo per nje DITE etj, etj me keshilla POLITIKE…!!!
    Kushtetute, Kod e Ligj per KETA jane urdherat gojore (per te mos lene asnje shenje) te udherrefyesit te rradhes (udheheqesi largpames)…!!!
    Kaq e thjeshte eshte…!!! Te tjerat jane lloqe…!!!
    Ajo, i sherben SHBA-se…!!! Per ATE jep llogari…!!!
    Mjerim…

  18. Rindërtimi i skenës së minutave të fundit, dialogu i Berishës me Hajdarin në zyrën e tij për herë të fundit, dëshmia e Genc Pollos që e përcolli në korridor, telefonata e një miku të familjes së Berishës, B. Daja, që e ka nxjerrë Azemin në rrugë për t’u përballur në pritën e zjarrit, me porosi të Berishës, janë pika kyçe, që kërkojnë një proces rihetimi dhe rigjykimi, nisur nga motivi pse u vra Azem Hajdari.

  19. Eh, keshtu eshte kur del nga vila e manes ne dhermi. Aty ndodhkan cudira, hyn me kar del me pidh, hyn amerikon del kinez, hyn bythqim del komunist. Mbahu vjetnam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *