• |
ide | kryesore

Një trajner i dështuar jashtë Hollandës në krye të Kombëtares: ‘Tulipanët’ zgjdhin De Boer

-Instant, Sport



Kur Barcellona zgjodhi Ronald Koeman për të rifilluar një cikël të ri pas shkarkimit të Setien, e bëri në kurriz të Hollandës. Oranje humbën teknikun e tyre një vit nga Euro 2021 e pak javë para se të fillonin ndeshjet e Nations League, u gjendën pa një trajner për Kombëtaren. Në ndeshjet e para detyrën e mori Dwight Lodeweges, por ai i ka ditët të numëruara, jo se bëri keq, por sepse Hollanda e kishte një plan.

Sipas asaj që bën të ditur Telegraaf, do ti takojë Frank de Boer të ketë nderin të udhëheqë kombëtaren e tij. Zyrtarizimi duhet të bëhet javën e ardhshme, me një kontratë deri në gjysëm të 2022-it. Një zgjedhje aspak e rastësishme, duke parë impenjimet e dy viteve të ardhshme nga pikëpamja ndërkombëtare. De Boer do të ketë rastin të luajë shanset në Euro 2021, ku Hollanda është përfshirë në të njëjtin grup me Ukrainën, Austrinë e një mest Gjeorgjisë, Maqedonisë, Kosovës e Bjellorusisë. Pastaj puna e tij do të vlerësohet e Federata hollandeze mund të vendosë nëse do ta mbajë në pankinë edhe për Botërorin Katar 2022.

Një dozë besimi i rëndësishëm për teknikun, që pas suksesit me Ajax, me të cilët fitoi katër herë Eredivisie, ka hasur shumë vështirësi. Eksperienca tek Inter u mbyll pas 7 humbjesh në 14 ndeshje, tek Crystal Palace shkoi edhe më keq (i shkarkuar pas 4 humbjesh pa shënuar asnjë gol). Edhe në MLS, në krye të një favorite si Atlanta United, nuk arriti tek fitorja e kampionatit, por vetëm dy kupa e një eleminim tronditës nga turneu 2020 post-Covid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *