• |
ide | kryesore

Nuk i lanë të protestojnë/ Këta janë 5 mjekët që do takojnë Edi Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi erdhi reagimi zyrtar nga Kryeministria, ku kjo e fundit kërkonte të ulej në një tryezë me një përfaqësi të mjekëve që do të protestonin nesër në QSUT, zbulohen emrat nga bluzat e bardha që do të prijnë këtë takim.

Mësohet se është caktuar një grup me 5 mjekë që do të shkojnë në takim nesër me përfaqësues të zyrës së bashkëqeverisjes dhe të Ministrisë së Shëndetësisë në ambientet e qendrës për hapje dhe dialog (COD) në Kryeministri, i cili është parashikuar të nis në orën 09:30. Bëhet fjalë për mjekët Gentian Stroni, Altin Kuqo, Fatos Olldashi, Arjan Harxhi si dhe Arjan Mezini.

Në këtë takim do të diskutohen 4 kërkesat e sindikatës së mjekëve. Kujtojmë se mjekët bënë një kërkesë në polici për të zhvilluar nesër tubimin e tyre në oborrin e QSUT. Ndërkohë që nga policia erdhi një përgjigje negative për ta, pasi në kushtet e pandemisë nuk mund të mbaheshin protesta.

Kërkesat e mjekëve:

-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm

-Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

-Rritje të vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

-Personeli shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.



6 Comments

  1. EDI RAMA DO TI GENJEJ SI I GENJEJ STUDENTET DHE DO MARIN LESHT E BYTHES,

  2. Nuk ka nevoje ti genjeje se keta jane te shitur paraprakisht. “Rastesisht” kane qelluar te gjithe te majte. Si e kurdisur duket kjo pune. Po mjekeve mire tu behet se u kenaqen me duartrokitjet ne kohen e Covid, kurre nuk u bene bashke per te drejtat e tyre

  3. Rindërtimi i skenës së minutave të fundit, dialogu i Berishës me Hajdarin në zyrën e tij për herë të fundit, dëshmia e Genc Pollos që e përcolli në korridor, telefonata e një miku të familjes së Berishës, B. Daja, që e ka nxjerrë Azemin në rrugë për t’u përballur në pritën e zjarrit, me porosi të Berishës, janë pika kyçe, që kërkojnë një proces rihetimi dhe rigjykimi, nisur nga motivi pse u vra Azem Hajdari.

  4. Heeeej mashalla…!!! Event shume i rendesishem dhe shume kuptim plote tani para “fushates”…!!! Shifni mos rregulloni edhe “listat e hapura”…!!!
    Mos harroni “ilaçet” respektivisht perkatese per secilin person bashkebisedues…!!!
    Turpi…!!!

  5. Nuk i rrafi mjeket policia?
    Tu thafte dora o leshi i sandrit.
    E prisja me padurim kete greve 1 OReSHE. Thuhet se do perdoreshin molotove te bera me shurre. Thuhet se mjeket nuk do hanin edhe qofte per nje ore dhe nuk do merrnin leke nen dore. Komunistemjkedocentspiunefuksabythqimafshatarevgjiterobqira.

  6. maskarade , nuk pranon ti takoj perverrsi e disa lepiresa rastesishte mund te jene te kuq shkojne dhe degjojne batutat e vulgut .
    Mjeket si elite e shoqerise duhet te jene dinjitoz, jo lepiresa ,duhet te kerkojne te drejtat e tyre , duhet te kene kurrajo civile e ti thojne ne sy perversit per mega hajnite nepermjet koncencioneve qe kane pasure klienete e perversit dhe nuk kane permirsu sherbimin .
    DUhet minimumi te kene trajtim financiare si mjeket e KOSOVES , duhet te kerkojne sigurimin e jetes nga halabaket , duhete te kerkojne rritjene buxhetit per mjeksine jo per koncencionet qe ndajne itimet me perversat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *