• |
ide | kryesore

PD nis zgjedhjet për kandidatët, datat për çdo qark

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka bërë publike datat e votimeve që po bëhen për të zgjedhur kandidatët e rinj për deputet. Votimi do të bëhet në çdo qark dhe si proces do të zgjasë rreth 2 javë. Anëtarët do të kenë mundësi të kontestojnë 1 kandidat ose të konfirmojnë listën në bllok.

Data e votimeve:

Qarku Kukës – 25 Shtator

Qarku Dibër – 26 Shtator

Qarku Gjirokastër – 27 Shtator

Qarku Berat – 28 Shtator

Qarku Shkodër – 30 Shtator

Qarku Lezhë – 1 Tetor

Qarku Durrës – 3 Tetor

Qarku Elbasan – 4 Tetor

Qarku Vlorë – 5 Tetor

Qarku Korçë – 7 Tetor

Qarku Fier – 8 Tetor

Qarku Tiranë – 10 Tetor

Kandidatët që shkojnë për votim janë rreth 400, nga 1000 që ishte numri i tyre në fazën e parë të vlerësimit. Ata u përzgjodhën nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, të cilët kanë shqyrtuar, fillimisht, kriteret formale. Pas mbylljes së procesit të votimit nga anëtarësia, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve do të mblidhet sërish për të vlerësuar kandidatët mbi kriterin e performancës politike dhe maksimalizimin e votës. Vendimi përfundimtar i Komisionit do t’i shkojë për miratim Kryesisë së PD.



4 Comments

  1. Udhëheqësit kanë marrë të drejtën që t’i bëjnë gjyqin dhe të falin njëri- tjetrin. Prej më shumë se një dekadë, presidenti Berisha ka denoncuar presidentin Meta se ‘ka fshehur dy kufoma’ në Malin me Gropa; por pas kësaj janë bërë miq. Vetë Meta ka akuzuar Berishën. Ish- presidenti ndodhet nën akuza për ‘vrasje’, sot u raportua se do të thërritet si dëshmitar në çështjen e Azem Hajdarit. Vetë kryeministri aktual ka pasur fatin e zi që të qëndrojë me orë të tëra me ‘4 snajperë në kokë’ një prej tyre nga kryeministri i radhës’. Kryeministri i ri që pritet të vijë në fron është vetë i akuzuar për vrasje. Lul Basha është autor potencial i vrasjes së katër protestuesve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

  2. Zgjidh me te miret . Zgjidh ata qe marrin vota dhe kane reputacion ne popull nese do te fitosh . Leri menjene xhaketat e vjetra , ata po deshe beji ministra apo drejtore por kurrsesi mos i nxirr ne terren , nuk jane te pelqyeshem tek elektorati gri . Me pare duhet fituar ndeshja pastaj ndahen premiot . Me xhaketat e vjetra e ke ndeshjen pothuajse te humbur qe ne nisje . Duhen njerez pa cene , te paperfolur dhe te respektuar ne komunitet qe te marresh vota . Vare vath ne vesh kete keshille ,nese do qe te jesh kryeministri i ardhshem i ketij vendi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *