• |
ide | kryesore

Pështyu kundërshtarin, sa kishte kaluar Covid: Di Maria rrezikon 6 javë skualifikim

-Instant, Sport



Nuk ka patur vetëm fyerje raciste e homofobe gjatë Psg-Marseille në 13 shtator, përfunduar 0-1, por sidomos me një sherr që provokoi 5 kartonë të kuq e 14 të verdhë. Mes faulleve, provokimeve, përdorimit të duarve e ofendimeve të ndryshme, ka patur edhe një pështyrje që mund ti kushtojë rëndë Di Marias, i thërritur sot në komisionin e disiplinës, ku rrezikon deri në 6 javë skualifikim. Gjithnjë nëse provohet se pështyma preku fytyrën e Gonzalez.

Argjentinasi duhet të shpjegojë sjelljen e tij të papërshtatshme ndaj mbrojtësit marsejez që Neymar e akuzon për racizëm. Akuza këto që kanë përfunduar nën hetim, por me të cilin komisioni i Ligës do të merret javën e ardhshme, vetëm pasi të ketë analizuar të gjithë imazhet e nevojshme për të provuar ofezat raciste. Edhe pse Neymar, sipas Marseille, e ka ofenduar Gonzalez me shprehje homofobe, ashtu si japonezin Sakai, me një frazë diskriminuese.

Paradoksi është se në tentativë për të treguar racizmin në dëm të Neymar, kanë dalë imazhe që kanë zënë në kurth Di Marian, që është dalluar duke pështyrë në drejtim të Gonzalez. Një gjest i shëmtuar, me agravimin se argjentinasi sapo kishte kaluar Covid-19.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *