• |
ide | kryesore

Rikuperohet Navalny, opozitari rus largohet nga spitali “Charite” në Berlin

Lajme, Planet



Opozitari rus, Alexei Navalny, ka lënë spitalin pasi u përmirësua ndjeshëm nga helmimi me agjent nervor, Novichok. Spitali “Charite” në Berlin të Gjermanisë bëri me dije se përkujdesja mjekësore ndaj Navalny-t nuk ishte më e nevojshme.

“Bazuar në progresin e pacientit dhe gjendjen aktuale, mjekët besojnë se shërimi i plotë është i mundur. Megjithatë, është ende herët për të përcaktuar efektet afatgjata të helmimit të rëndë”, thuhet në një deklaratë të spitalit gjerman. Lideri i opozitës iu përgjigj akuzave se është vetëhelmuar, pretendim i bërë nga presidenti rus, Valdimir Putin gjatë një telefonate me homologun francez, Emmanuel Macron. Navalny ironizoi duke thënë se ishte pjesë e planit të Putin që të vriste në Omsk duke thënë që shkaku i vdekjes së tij të ishte “ka jetuar mjaftueshëm”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *