Sofia Richie dhe Scott Disick pak muaj më pare i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjecare.
Megjithatë sado të ndarë Sofia dhe Scott gëzojnë një raport miqësor. Ky i fundi ka komentuar në foton e fundit të Richie, e cila i ka kthyer përgjigje publikisht.“Paç një vit të mirë”, shkroi Scott në postimin e datës 21 shtator në llogarinë e Sofias. Kaq mjaftoi që mediat të shkruanin sërish për dyshen, e cila i dha fund lidhjes vetëm disa javë më parë.Burime për ‘UsWeekly’ kanë treguar se ndonëse Sofia dhe Scott janë ndarë dhe rikthyer shumë herë, ai nuk largohet asnjëherë plotësisht nga modelja.