• |
ide | kryesore

Shqipëria e 4-ta në botë për azilantët/ Meta shpreh revoltë, tregon ‘hapin e parë drejt rikthimit në drejtimin e duhur’

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ilir Meta deklaroi se Shqipëria nuk e meriton të renditet mes vendeve të zhytura në luftë sa i përket aplikimeve për azil.

ka publikuar një foto ku dallohet një raport për periudhën 2010-2019 ku Shqipëria renditet e 4-ta në botë dhe e para në Europë për aplikimet për azil.


Meta thotë se nuk e meriton të renditet mes Sirisë, Afgantistanit, Irakut dhe Iranit teksa kërkon që mos vijohet me drejtimin e gabuar.

Si hap të parë për një rikthim në drejtimin e duhur, Meta kërkon të respektohet pikë për pikë marrëveshja e 5 qershorit si dhe të hapen listat 100%.

STATUSI NGA ILIR META 

Shqipëria nuk e meriton të renditet midis këtyre vendeve!
Shqipëria meriton vetëm të ardhme europiane!
Mjaft me Drejtimin e Gabuar të autoritarizmit, arrogancës, korrupsionit dhe marrëzisë, që po i varfëron dhe po i lodh kaq shumë shqiptarët, duke i detyruar të largohen nga vendi.
Hapi i parë për rikthimin në Drejtimin e Duhur është respektimi pikë për pikë i Marrëveshjes së 5 Qershorit dhe mos devijimi prej saj as një milimetër.
Të rikthejmë shpresën duke rikthyer sovranitetin në duart e popullit, me hapjen e listave 100% dhe plotësimin e të gjitha kushteve të BE!

5 Comments

  1. Po se ci ka hyp nje ide per veten ketij koqes. Sikur eshte nje nga politikanet me te dashur ne popull. Ore te dal dikush qe ka aty verdall, ta pickoj fort. Se mos zgjohet.

  2. Sipas grafikut, kulmi i kerkesave per azil nga shtetasit shqiptare eshte viti 2015, kohe kur Meta ishte ne pushtet se bashku me LSI-ne. Me pas vihet re nje ulje drastike e kerkesave te tyre per azil. Dihet, se shqiptaret shkojne per pune dhe jo azil politik por kerkojne azil se s’kane menyre tjeter per te qendrura ne vendet e BE-se. Duhen hapur vende pune te mirepaguara ketu qe shqiptaret te qendrojne ne Shqiperi, ndryshe ikjet s’do te ndalen. Shqiptaret s’i ndaloi do Enveri me tela me gjemba e vrasje ne kufi, e jo me Meta me demagogji.

  3. O president koti arsyeja qe ikin shqiptaret jeni ju politikanet e vjeter hajduta, ti Ilir i pari Saliu i dyti, e tj me radhe deri tek ata qe kane ikur si Nanua me shoke… Ikni ju qe mos ikin me Shqiptaret, as kaq nuk kuptoni… Por ju nuk ikni dot se do ruani mallin e vjedhur duke qendruar ne politike o hajduter… prandaj ikin njerzit…. tu dogj shpirti ty per shqiptaret ikni o rac e poshter…. politikanesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu