• |
ide | kryesore

Superkupa Uefa/ Flick paralajmëron spanjollët: “Sevilla e fortë, por Bayern është gati”

-Instant, Sport



Pas Tripletës së jashtëzakonshme me të cilën mbylli sezonin e kaluar, Bayern Mynih synon tashmë trofeun e parë të edicionit të ri. Superkupa e Europës është një trofe që Hansi Flick nuk ka ndërmend ta humbasë, në provën e tij të parë për dominimin kontinental: “Sevilla ka merituar plotësisht triumfin në Europa League. Eshtë një skuadër e pjekur e fortë taktikisht. Trajneri i saj po bën një punë të shkëlqyer – ka shpjeguar Hansi Flick, tekniku bavarezëve, në vigjilje të Superkupës Uefa – Do të jetë një ndeshje intensive. Të dy skuadrat kanë shumë për të dhënë, kështu që mund të presim një ndeshje të nivelit të lartë”.

“Duam të përgatitemi për më të mirën. Mendoj që skuadrat janë gati në 100%, shumë të përqendruara e do të luajnë me intensitet. E marrim shumë seriozisht këtë trofe: është një finale, e finalet, dihet, janë gjithnjë speciale” ka shtuar tekniku gjerman si bën të ditur faqja zyrtare e Uefa-s.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *