• |
ide | kryesore

Vecino i dëmtuar, por Napoli e do: transferimin nga Inter e pengojnë 6 milionë euro

-Instant, Sport



Napoli kërkon Matias Vecino për të përforcuar mesfushën. Kontaktet me Inter e stafin e lojtarit janë në një pikë të mirë, aq sa lojtari i kombëtares uruguajane ka dhënë disponibilitetin e tij. është përcaktuar edhe formula e transferimit: huazim me të drejtën e blerjes, që bëhet detyrim me arritjen e një numri të përcaktuar prezencash. Pika më komplekse për tu kaluar është ajo që lidhet me shifrën e blerjes: kërkesa e zikaltërve është 18 milionë, ndërsa Napoli ofron 12.

Diferenca është 6 milionë: pengesa e vetme për mbylljen e negociatave. Gattuso e ka vlerësuar gjithnjë për kapacitetin për tu adaptuar në rolet e mesfushës që e bëjnë një pedinë perfekte për më shumë sisteme loje, përvec pasurimit kualitativ të një reparti plot me lojtarë të nivelit. Në rast zgjidhje pozitive të tratativës, sidoqoftë, trajneri i Napolit duhet të presë rikuperimin e plotë të lojtarit, aktualisht i dëmtuar. Rikthimi i tij duhet të plotësohet për gati dy muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *