• |
ide | kryesore

Veronique kalon Wanda Narën: mamaja e Rabiot bëhet presidente e klubit të parë të të birit

-Instant, Sport



Mama, menaxhere e tani edhe presidente klubi. Veronique Rabiot, që administron karrierën e mesfushorit të Juventus, Adrien Rabiot, është tashmë në majën e Luanëve të Alfortville, një klub i vogël në dyert e Parisit, ku Adrien luajti kur ishte fëmijë. Një lajmërim i thënë para kohe nga vetë lojtari përmes Instagram: “Mund të besoni tek unë”.

E përditshmja Le Parisien kujton se Rabiot luajti disa muaj në Alfortville kur ishte 8 vjec. Një lidhje që nuk e harroi kurrë edhe Veronique, e emëruar presidente nderi: “E lumtur dhe e nderuar nga titulli”, ka thënë menaxherja në faqen e facebook të shoqërisë së vogël futbollistike në vështirësi.

Komuna vendosi të privelegjojë entin tjetër sportiv të zonës, duke i mohuar fushat e stërvitjes Alfortville të Rabiot, themeluar në 1958, por që, sipas kryetarit të Bashkisë, nuk ka nënshkruar ende dokumentat përkatëse, të detyrueshme për financimin prej 94.500 euro. Rreziku është që fondet të shkojnë për klubin e ri. I takon tani presidentes së re të mundohet ti ndryshojë mendjen këshillit komunal, e të gjejë brenda fundjavës një fushë që ti lejojë lojtarëve të saj të zbresin në fushë, e të evitojë që të ndodhë arratia e të teseruarve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *