• |
ide | kryesore

Arrestohet pedagogu i Universitetit të Korçës dhe sekseri, merrnin para për provime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
gjykates



Policia ka vënë në pranga një pedagog i Universitetit të Korçës dhe një person tjetër pasi dyshohet se merrnin para në këmbim të dhënies së provimit për studentët.

Të arrestuarit janë pedagogu i Fakultetit të Shkencave Sociale në universitetin “Fan Noli” Alket Dino dhe sekseri Xhevi Dervishi.

Mësohet se Dino ka përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët, ndërsa Dervishi kishte rolin e sekserit.

“Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *