• |
ide | kryesore

Atentati me tritol në Tiranë/ Prokuroria drejt zbardhjes së plagosjes së Preng Gjinit

Lajme, Të fundit



Prokuroria ka një të dyshuar për atentatin me lëndë shpërthyese që iu bë Preng Gjinit, mbrëmjen e 15 shtatorit në Tiranë. Kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi shpërthimi, në urën pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së Re, kanë fiksuar një person, të veshur me xhinse blu dhe bluzë të zezë, i cili mbante një çantë të kuqe në shpinë. Personi në fjalë, shihet teksa largohet me vrap nga vendngjarja.Hetimet janë përqendruar te ky person, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i njohur as për forcat ligjzbatuese. Për ecurinë e çështjes, kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj, ka thërritur këtë të enjte në takim krerët e Policisë së Tiranës.

Hetuesit dyshojnë se ky person i fiksuar nga kamerat ka bërë pikërisht shpërthimin e telekomanduar. Sipas hetuesve, atentati është rezultat i një serie të gjatë hakmarrjeje, që e ka zanafillën te trafikimi i lëndëve narkotike. Hetuesit dyshojnë se përplasjet mes tyre kanë nisur në Itali për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes Gasper Reçit dhe Preng Gjinit. Ndërkohë, shënjestra e atentatit, Preng Gjini është larguar drejt Turqisë, për trajtim më të specializuar mjekësor.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *