• |
ide | kryesore

Bayern-Sevilla është edhe sfidë kundër COVID

-Instant, Sport



“Kam vërtetë dhimbje barku kur mendoj për këtë finale të Superkupës kundër Sevilla. E mendoj se stomaku i të gjithëve po jep shqetësime, sepse kjo ndeshje do të zhvillohet në një qytet, Budapesti, me një nivel infektimi mbi 100, dyfishi i atij në Mynih. Ky është një aspekt që duhet marrë shumë seriozisht, ne sidoqoftë do të bëjmë gjithcka me kujdesin më të madh”. Fjalët e presidentit të Bayern Mynih, Karl-Heinz Rummenigge, përshkruajnë në mënyrën më të mirë atmosferën që karakterizon këtë finale të cuditshme që dorëzon trofeun e parë kontinental të sezonit.

Uefa është në kërkim të normalitetit, e flet për ‘projekte pilot’ për rikthimin e publikut në stadiume, ndërsa qeveria hungareze është optimiste pavaraësisht rritjes së infektimeve. E atëherë në ‘Puskas Arena’ mund të jenë prezentë 20 mijë spektatorë në një impiant që mund të përballojë 65mijë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *