• |
ide | kryesore

Covid-19 në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Lajme, Të fundit



Situata e pandemisë në Kosovë vijon të normalizohet. Nga përditësimi i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës raportohen 63 perona të prekur nga koronavirusi nga 592 mostra të marra. Sipas të dhënave në 24 orët e fundit, në këtë shtet nuk ka pasur humbje jetë nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, deklaron se janë shëruar edhe 87 të prekur, ndërsa raste aktive mbeten 1,730 persona. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtruar 110 pacientë të prekur nga virusi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *