• |
ide | kryesore

Elbasan/ Banesa e agresorit 71-vjeçar rrethohet nga forcat RENEA

Lajme, Të fundit



71 vjeçari Lefter Zhidru është duke qëlluar në drejtim të policisë në Elbasan, pasi nuk pranon të dorëzohet.

Zhidru ka patur një konflikt familjar me gruan e tij dhe në banesën e tij ka shkuar policia.

Në të gjithë perimetrin e sigurisë janë vendosur forca policore. Policia i bën thirrje të moshuarit që të dorëzohet.

Forcat RENEA, të armatosur, kanë rrethuar pallatin ku jeton i moshuari.

I moshuari, gjatë rezistencës,  ka plagosur lehtë dy persona, kalimtarë të rastit. RENEA iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdesNga banesa e tij është shtënë mbi 1 orë. Tani nuk ka të shtëna me armë, ndërsa RENEA është mirë-organizuar për të neutralizuar 71-vjeçarin Zhidru.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *