• |
ide | kryesore

Elbasan/ RENEA vijon negociatat me të moshuarin, 71-vjeçari nuk dorëzohet

Lajme, Të fundit



RENEA vijon të bindi 71-vjeçarin Lefter Zhidru që të dorëzohet. Policia i ka vendosur në një distancë 300 metra nga vendngjarja të gjitha mediat, gazetarët dhe qytetarët.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur edhe snajperistë si dhe një ambulancë. Në terren ndodhet vetë drejtori i Policisë së Elbasanit Arjan Muça. Po kështu janë vendosur dhe dy makina amerikane që me kamera kontrollojne dhe vëzhgojne vendndodhjen e 71-vjeçarit. Të dyja makinat janë përpara pallatit ku ndodhet 71-vjeçari i armatosur.

Ndërkohë me gjithë negociatat 71-vjeçari i cili ka dhe një armë me vete nuk pranon të dorëzohet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *