• |
ide | kryesore

EULEX arreston ish-kreun e Inteligjencës së Kosovës për krime lufte

Lajme, Të fundit



Eulex-i ka arrestuar Salih Mustafën, ish-eprorin e UÇK-së. Mustafa, i cili ka qënë dhe ish-shefi i inteligjencës së FSK-së, është prangosur mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij. Familjarët kanë konfirmuar se , sipas deklaratave të zyrtarëve të Eulex-it, Mustafa është nisur në drejtim të Hagës.

“Salih Mustafa u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”, ka thënë nga zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett.

Mustafa u intervistua nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *