• |
ide | kryesore

Franca nën pushtetin e Koronavirus: zbresin nga 5.000 në 1.000 spektatorët në stadium

-Instant, Sport



Rritja e vazhdueshme e rasteve të pozitivitetit ndaj Covid-19 ka detyruar Qeverinë franceze të kujdeset më shumë dhe të marrë masat menjëherë, duke korigjuar vendimet e saj. Ministri i Shëndetit, Olivier Veran, ka lajmëruar se prezenca e publikut në ngjarjet sportive zbret nga 5.000 që ishte planifikuar fillimisht në 1.000 persona, në pjesën më të madhe të qyteteve të mëdha (Bordeaux, Lion, Nice, Lille, Toulouse, Saint-Etienne, Rennes, Rouen, Grenoble e Paris). Përjashtim përbën Marseja ku janë vendosur dyert e mbyllura.

Vazhdojnë në fakt të ngjiten numrat e infektimeve në Francë që, pas një fundjave me shifra të ulëta, kthehet të frikësojë me më shumë se 10mijë (10.008) persona në 24 orët e fundit. Numra të cilëve i shtohet edhe rritja e vdekshmërisë, 68 më shumë se një ditë më parë, për një total prej 31.416 nga fillimi i epidemisë. Niveli i pozitivitetit të testeve është ngjitur për herë të parë përtej 6%, për të prekur 6.1%.

Në qytetet e mëdha, nuk lejohen më grumbullime më shumë se 10 persona në bar e restorante të cilat duhet të mbyllen në orën 22:00. Ky vendim do të ketë ndikim edhe në turneun e tenisit Roland Garros, që shpresonte të mund të mirëpriste 5.000 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *