• |
ide | kryesore

Gjysma e BE-së futet në “listën e kuqe”: Hiqni dorë nga udhëtimet

Lajme, Planet



Qeveria gjermane ka vendosur njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Europian në listën e atyre në rrezik për shkak të përhapjes së koronavirusit. Qeveria federale në Berlin shpalli disa rajone, nga vendet anëtare të BE-së, si të rrezikshme dhe rekomandoi qytetarët gjermanë të heqin dorë nga udhëtimet që nuk janë me të vërtetë të nevojshme. Lista përfshin rajone dhe qytete nga vendet fqinje: Danimarka, Franca, Austria, Republika Çeke dhe Holanda. Budapesti ku sonte luhet ndeshja e Super Kupës midis Bayern dhe Sevilla, është gjithashtu në “listën e kuqe”.

Për momentin, lista gjermane e rajoneve ku ekziston një rrezik i rritur i infektimit përfshin gjithsej 11 nga 27 vende të Bashkimit Europian. Që nga e mërkura, rajonet e Danimarkës, Portugalisë, Irlandës dhe Sllovenisë janë futur në listë. Kriteri kryesor, por jo i vetmi për vendosjen e një rajoni në listën e destinacioneve të rrezikshme është rritja e numrit të rasteve të reja korona në më shumë se 50 infeksione për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *