• |
ide | kryesore

Hoti: Tema e asociacionit është mbyllur, nuk e hapim sërish

Lajme, Të fundit



Në një konferencë për shtyp, kryeministri Avdullah Hoti  tha se tema e asociacionit është mbyllur dhe nuk do shtrohet sërish në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi.

“Sa i përket asociacionit, kjo temë nuk diskutohet sepse është mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013, kjo nuk është temë që do të hapet në procesin e dialogut, nuk e di a do të mbahet takimi i radhës në Bruksel”, ka thënë kryeministri Hoti. Shefi i ekzekutivit edhe njëherë tha se Kosova i ka bërë kompromiset sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë.

“Kompromisi më i madh qe kemi bërë ne është që të pranojmë te futemi ne proces te dialogut. Ju i dini vendimet në fillim të mandatit, heqja e tarifës dhe reciprociteti, këto janë kompromiset. Kosova i ka kryer kompromiset në vitin 2008”, tha Hoti. Ndërsa për çështjen e zgjedhjes së presidentit, pasi te kalojë mandati i presidentit aktual Hashim Thaci, Hoti tha se çështja e presidentit kërkon përfshirje përtej koalicionit qeverisës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *