• |
ide | kryesore

Ibrahimovic i infektuar me koronavirus: suedezi humb ndeshjet e Europa League

-Instant, Sport



Edhe Zlatan Ibrahimovic është infektuar me koronavirus. Pozitiviteti i suedezit është zbuluar pas kryerjes së tamponeve nga klubi, pas rastit të Duarte, i cili rezultoi pozitiv në testin e kryer të mërkurën. Ibra duhet tani të kryejë periudhën e izolimit në pritje të dalë negativ, në mënyrë që të vihet në dispozicion të Piolit për sfidën e Europa League kundër Bodo/Glimt, e vlefshme për raundin e tretë paraeleminator.

KOMUNIKATA E KLUBIT

“AC Milan komunikon se Zlatan Ibrahimovic ka rezultuar pozitiv në tamponin e kryer për ndeshjen e ardhshme, Milan-Bodø/Glimt. Janë informuar autoritetet shëndetësore kompetente, ndërsa lojtari është futur menjëherë në karantinë në shtëpi. Të gjithë tamponet e tjera të kryera në grupin e skuadrës kanë rezultuar negativë”.

Një goditje e fortë për kuqezinjtë, që duhet të heqin dorë nga njeriu-simbol i tyre në atë që tekniku e ka përcaktuar si “një finale”. Ibra sipas të gjitha mundësive duhet të heqë dorë edhe nga transferta e Crotones, në program të dielën në orën 18, përvec playoff të mundshëm të Europa League parashikuar pas një jave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *