• |
ide | kryesore

Izolimi në Izrael zgjat deri në nëntor, do të jetë më i ashpër se i marsit

Lajme, Planet



Qeveria e Izraelit ka vendosur që të mbajë në fuqi masën e izolimit total deri në 9 nëntor. Izolimi i ri do të jetë më i ashpër se ai i marsit dhe përfshin edhe mbylljen e sinagogave, tregjeve jo të domosdoshme, reduktimin e linjave të transportit publik si dhe kufizon familjet që të takohen vetëm në ambiente të brendshme. Masat e qeverisë izraelite janë kundërshtuar shpesh nga qytetarët, të cilët kanë protestuar kundër tyre. Megjithatë, kryeministri Netanyahu i konsideron të domosdoshme për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Edhe pse ktheu masat e izolimit në fillim të kësaj jave për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë, Izraeli vijon të shënojë një numër shumë të madh rastesh të reja me koronavirus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *