• |
ide | kryesore

Jessie J, dedikim këngën e re Channing Tatum

-Instant, Paparazzi, Slider



Çdo ndarje i ngjan një kënge, por sa mirë kur këngën e ndarjes e shkruan vetë.

E kemi fjalën për Jessie J, e cila në këngë duket sikur flet vetëm për ish-in, Channing Tatum. Diçka ka shkuar keq mes tyre dhe ndonëse aktualisht janë të ndarë, ndjenjat nuk mungojnë. Sipas The Sun, kënga e Jessie-it “Simply in Love” flet për aktorin, marrëdhënien dhe ndarjen me të.

“Ti je gjithnjë duke ëndërruar për të nesërmen, kurse unë rimendoj të djeshmen E di që dua të ndjek rrugën tënde, le të bëjmë një premtim për të sotmen,

Mërre me qetësi, bëj hapa të vegjël që të mos prishim çfarë vjen më vonë. Thjesht ji aty, i qetë, që të mos nxitohemi në atë që jemi.

Nëse është përgjithmonë, le të jemi thjesht të dashuruar.”- shkruhet në një pjesë të tekstit. Gjatë një Live-i në Instagram, këngëtarja është shprehur se “kënga është për dikë që sapo e ke takuar dhe do ta marrësh me shpejtësi raportin me të.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *