• |
ide | kryesore

John Legend ndan me fansat këshillat për një martesë të lumtur

-Instant, Paparazzi, Slider



Kengetari John Legend dhe Chrissy Teigen kanë 7 vite të martuar e presin që së shpejti të bëhen prindër për herë të tretë.

John ka zbuluar se fundmi në një intervistë për “Cosmopolitan” çelësin pas një martese të lumtur. Ai ka theksuar se komunikimi dhe të qenurit gjithmonë i vëmendshëm ndaj partnerit kanë qenë dy nga mënyrat që e kanë mbajtur të gjallë romancën e tij me Chrissy Teigen.“Është e qartë, por të jesh me një njeri që të intereson vërtetë, respekti dhe shijimi i kohës kur jeni me njëri-tjetrin. Mendoj se këto janë gjërat më të rëndësishme për martesë të lumtur. Gjithashtu komunikimi, të qenurit i vëmendshëm, të dëgjosh partnerin/en dhe të sigurohesh që nevojat e tyre të plotësohen”, tha John Legend.Ai zbuloi se ndonjëherë bashkë me Chrissy-n bëjnë terapi për martesë të lumtur.“Mendoj se çdo çift që është bashkë prej shumë vitesh, herë pas here mund të flasin me një të tretë për t’i ndihmuar me çdo gjë që i shqetëson”, u shpreh këngëtari.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *