• |
ide | kryesore

Kelly Clarkson flet rreth divorcit: Fëmijët vijnë në rradhë të parë (VIDEO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Kelly Clarkson ka folur së fundmi në lidhje me divorcin në sezonin e dytë të programit të saj ditor.

Clarkson iu drejtua kërkesës për divorc në muajin qershor .Këngëtarja tha se viti 2020 ka qenë ‘i tmerrshëm’.“Jam shumë e lumtur që akoma mund të lidhem me të gjithë ju, në studion time sepse, siç e dini ndoshta, 2020 ka sjellë shumë ndryshime edhe në jetën time personale”, tha ajo. “Padyshim që nuk pashë asgjë se si erdhi”.Kelly shpjegoi pse do të ishte shumë e kujdesshme duke diskutuar ndarjen e saj. “Padyshim që nuk pashë ndonjë gjë që erdhi, por ajo me të cilën po merrem është e vështirë , përfshin më shumë sesa thjesht zemrën time, përfshin shumë zemra të vogla. Ne e dimë se gjëja më e mirë këtu është të mbrojmë fëmijët tanë dhe zemrat e tyre të vogla”.“Kështu që unë zakonisht jam shumë e hapur dhe zakonisht flas për gjithçka, por në këtë rast do të flas pak këtu dhe atje për mënyrën se si ndikon te unë personalisht, por ndoshta nuk do të shkoj shumë larg pasi fëmijët e mi vijnë në radhë të parë”, deklaroi Clarkson.Kelly dhe Brandon kanë dy fëmijë së bashku: River Rose Blackstock dhe Remington Alexander Blackstock.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *