• |
ide | kryesore

Kishte lidhur eksploziv me bomblën e gazit, bashkëshortja e të moshuarit nën akuzë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, Floresha Zhidru do të hetohet për moskallëzim krimi. Mësohet se ajo ka gënjyer policinë duke mohuar në mënyrë kategorike se bashkëshorti i saj ishte armatosur.

Ajo është marrë në pyetje në policinë e Elbasanit ku edhe po mbahet deri në sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Burimet thanë se Lefter Zhidru kishte vendosur kallëp tritoli te dera të lidhur me një bombol gazi.

Ky ishte edhe shkaku që ndërhyri RENEA. Këta të fundit tentuan ta bindin të moshuarin përmes vajzës së tij, 13-vjeçare, por pa rezultat. Pas dështimit të negociatave RENEA eliminoi të moshuarin në banesë. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *