• |
ide | kryesore

KLSH dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë marrëveshjen kundër veprave penale të kryera nga punonjësit e administratës

Lajme, Të fundit

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela dhe kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu kanë nënshkruar ditën e sotme një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve.


Dy institucionet përmes kësaj marrëveshjeje, angazhohen të intensifikojnë luftën kundër veprave penale të kryera nga punonjësit e administratës publike në Shqipëri.


“KLSH dhe Prokuroria e Përgjithshme angazhohen të rrisin bashkëpunimin për shkëmbimin e informacioneve me qëllim evidentimin e saktë të shkeljeve, që përbëjnë vepër penale në fushën e administrimit të fondeve publike, administrimit të pronës publike dhe privatizimit të saj”.

Sipas Shehut dhe Çelës niveli i lartë i shpërdorimeve të fondeve publike është kthyer në një shqetësim serioz për vendin dhe opinionin publik shqiptar.

Dy drejtuesit shprehën vullnetin për bashkëpunim. Prokuroria e  Përgjithshme me përgatitjen e një metodike të posaçme hetimi lidhur me hetimin e veprave penale të kryera nga punonjësit e administratës publike.

Ndërsa KLSH angazhohet të kryejë një proces të thelluar auditues dhe të referimit në prokurori të veprave penale.

3 Comments

  1. Arrestimi i tyre është bërë pranë Fakultetit, teksa i janë gjetur edhe një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Pedagogu i arrestuar në Korçë raportohet se është Kordinator i LSI Korçë.

    Ai ka foto ku shihet krah presidentit Ilir Meta dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.

  2. Bobo mbledhje qelbesirash.

    Pra u ra dakord pikerisht se cfare duhet te bejne ,te koordinaur tashme, per te mos hetuar asnje veper te administrates.

    Mund tia ngecnin njeri tjetrit gabimisht ndersa tani do e bejne ping pong cdo rast qe do u shkoje gabimisht ose me nderhyrje nga ambasadat

  3. Bobo mbledhje qelbesirash.

    Pra u ra dakord pikerisht se cfare duhet te bejne ,te koordinaur tashme, per te mos hetuar asnje veper te administrates.

    Mund tia ngecnin njeri tjetrit gabimisht ndersa tani do e bejne ping pong cdo rast qe do u shkoje gabimisht ose me nderhyrje nga ambasadat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu