• |
ide | kryesore

Komisioneri Varhelyi-politikës shqiptare: Gjykata Kushtetuese të jetë gati para Konferencës së Parë Ndërqeveritare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi, iu ka bërë thirrje të gjitha palëve politike në Shqipëri të mbështesin pa vonesë procesin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Teksa ka mirëpritur hapjen e procedurave për dy vakancat në këtë gjykatë, Varhelyi është shprehur se ajo duhet të përfundojë brenda Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.

“Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian. Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, ka shkruar komisioneri Varhelyi në Twitter.



2 Comments

  1. Siç urdheron,
    Noi gjo per te pire ???

    Ah, se harrova
    Vllahutinkën mire e keni ?
    Per pushime te gjata me thane,
    Boni shume leke me shkaterrimin e sistemit te drejtesise…

    Edhe 1 te fundit, ROBT ku ti keni !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *