• |
ide | kryesore

Korçë/ Ishin duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinjtë

Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës në kuadër të opeacionit “Perimetri”. Ata u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Burime zyrtare bënë me dije se u kapën në flagrancë shtetasit me inicialet F. K., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe R. B., 25 vjeç, banues në fshatin Stropan të Devollit.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Eçmenik, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.



1 Comment

  1. Ngelen duke transportuar emigrante nga kufiri ne tirane. Di njeri sa emigrante te paligjshem kane hyre ne shqiperi. Si spjegohet qe askush nuk i kerkon llogari qeverise per kete, nderkohe qe shqipetaret ikin vendi mbushet me sirian e tunizian. Te gjith vendet e ballkanit ruajne cdo cep territori dhe i kthejn mbrapsht ose i burgosin per kalim te paligjshem, ketu i presin si te jene turiste. E keni vene re qe sa erdhi frontex shpertheu kjo pune ne shqiperi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *