• |
ide | kryesore

Kundërshtarit të Kremlinit, Alexei Navalny i sekuestohen llogaritë bankare dhe apartamenti

Lajme, Planet



Autoritetet gjyqësore ruse kanë sekuestruar llogaritë bankare dhe apartamentin në Moskë, të opozitarit rus Alexei Navalny. Sekuestrimi erdhi si pjesë e një procesi gjyqësor me qëllim kompensimin e një prej kompanive të oligarkut rus Yevgeny Prigozhin, i njohur me nofkën ‘shefi i kuzhinës së Putinit’. Prigozhin ka paditur kundërshtarin e Kremlinit, Navalny, për rreth një milion euro dëme shkaktuar si rrjedhojë e furnizimit me ushqime të cilësisë së ulët të shkollave të mesme në Moskë.

Navalny doli dje nga spitali Charité në Berlin, ku ishte shtruar pasi u helmua me një agjent nervor i quajtur “Novichok”. Presidenti Vladimir Putin, gjatë një telefonate me homologun francez Emmanuel Macron ka hedhur poshte akuzat se në helmimin e Navalny kishte gisht Kremlini. Sipas ‘Le Monde’, gjatë bisedës Putin e kishte quajtur Navalny-n, “ngatërrestar interneti që ka shpikur probleme fizike edhe në të kaluarën”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *