• |
ide | kryesore

Kunja e pavullnetshme e Metës/ Ajo që Basha sot nuk do të donte ti’a kujtonin

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Në një përpjekje nuk dihet sa të sinqertë për të mburrur Lulzim Bashën, Ilir Meta ka prekur sot thembrën e tij të Akilit. Ai e ka lavdëruar atë për vendimin e guximshëm për të hequr dorë nga sllogani kryesor, ai i zgjedhjeve pa Ramën kryeministër dhe për të shkuar me një qeveri teknike drejt garës elektorale. “Unë këmbëngula dhe opozita bëri një lëshim shumë të madh duke më dëgjuar”, tha kreu i shtetit.


Pra, si pa dashje, ai kujtoi se PD ishte tërhequr nga sllogani mbi të cilin i yshti njerëzit e saj të godisnin me molotov, shumë prej të cilëve provuan qelitë e ashpra ë këtij regjimi, vetëm për këtë shkak. Sepse PD e kishte një vijë të kuqe të pa negociueshme qëndrimin: “nuk ka zgjidhje me Ramën kryeministër, ajo kalon përmes një qeverie tranzitore”.


Madje, në fillim të majit 2019, ajo paraqiti një program urgjent prej dhjetë pikash që do ta realizonte një kabinet pa Edi Ramën, i cili do të zhdukte lidhjet e policisë me krimin, abuzimet me listat e zgjedhjeve, punësimet në ndërmarrjet shtetërore dhe të tjera masa burokratike, si regjistrimin e adresave dhe pajisjen me letërnjoftime.

Lexo me tej:

Dhjetë propozimet e opozitës për qeverinë tranzitore

Asgjë nga këto nuk u mor parasysh, dhe papritmas ne ditët e fundit para 30 qershorit, opozita u tërhoq nga rruga radikale dhe nga përbetimet për moslejimin e zhvillimit të zgjedhjeve moniste. As Basha as Kryemadhi nuk e mbajtën dot mbi supe të qenit të shantazhueshëm nga ndërkombëtarët.

Kush i ka ndjekur me vëmendje tezat dhe fjalorin e opozitës në vjeshtën që pasoi zgjedhjet lokale, nuk e pati të vështirë të dallonte një ndryshim jo të vogël. Të dyja kushtet e pa negociueshme u rrëzuan. Askush nuk e përmendte më as largimin e Edi Ramës dhe aq më pak një qeveri teknike, tranzitore apo ekspertësh, që do të qëndronte një periudhë relativisht të gjatë dhe do të përgatiste disa standarte, jo vetëm për zgjedhje të ndershme, por edhe për një shoqëri më të ekuilibruar, për kontroll më të madh pushtetesh, për një sistem të ndryshëm zgjedhor dhe për korigjime të nevojshme kushtetuese.

Dukej sikur PD dhe LSI mezi prisnin të hynin nga si skutha nga penxherja, në një parlament që e patën braktisur denjësisht duke përplasur derën.

Nuk vonoi shumë dhe kjo ndodhi duke përdorur si alibi ndërkombëtarët dhe duke nënshkruar marëveshjen e 14 janarit, e cila nën këndvështrimin e opozitës e zëvendësonte parlamentin ilegjitim me tryezën e këshillit politik. Po ta shikosh nga këndvështrimi i sotëm dhe me ato që Rama po bën me ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit në kuvend, e ke të lehtë të kuptosh se sa trashanike ishin gënjeshtrat propogandistike të opozitës në atë kohë.

Andi Bushati: Të godasësh me molotov për t’u kthyer aty ku ishe

E megjithëatë duke besuar tek kjo fabul, duke shpresuar se ndërkombëtarët do ta garantonin po të luante djalin e mirë, Basha harroi përbetimet për republikën e re, ato për përmbysjen e rregullave të lojës, zotimet për t’i dhënë më shumë peshë votës së qytetarëve, qoftë për zgjedhjet e përgjithshme, qoftë për ato lokale, qoftë për presidentin nga populli apo për rivitalizimin e referendumeve.

Madje ai shkeli edhe mbi një vijë tjetër të kuqe, atë për të mos negociua zgjedhjet me të akuzuarin e Dibrës, Damian Gjiknurin.

Ai nuk u mjaftua me kaq,  pas pranimit të tryezës me PS-në Basha ironizoi me kritikët e tij që e akuzuan për tradhëtimin e rrugës radikale. “Kush është kundër fillimit të këtij procesi, ose paguhet nga Rama, ose është naiv i gënjyer nga propaganda e tij, ose ka një qasje revolucionare dhe jo europiane për ndryshimin e Shqipërisë” tha ai pas marëveshjes së janarit 2019.

Basha: Kundër marrëveshjes, revolucionarët dhe të shiturit tek Rama

Dhe për pak kohë u duk sikur pati të drejtë. Me marrëveshjen e 5 qershorit, opozita bëri një hap të madh përpara për sigurinë e zgjedhjeve, duke siguruar identifikimin biometrik të zgjedhësve.

Por gjithçka qe e përkohshme. Sepse me autokratët nuk funksionon kurrë, as rruga e marëveshjeve, as ajo e tërheqjes. Ata i shfrytëzojnë ato për të përfituar më shumë. Vetë Basha e pati kuptuar këtë kur deklaroi publikisht në sy të Ramës: “Po më gënjeve prapë, turp për mua”.

Në fakt gënjeshtra ndodhi, ndërkombëtarët nuk e ndalën dot dhe Rama e shkeli me të dy këmbët edhe premtimin për vendimarrje konsensuale edhe garancinë për të përdorur si arbitër OSBE -ODHIR.

Faktet/ 7 gënjeshtrat e Ramës për grabitjen e zgjedhjeve

Ai e ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën duke u bërë gati që të ndryshojë po kështu dhe kodin zgjedhor.

Pra, po të bëhet një krahasim i synimeve të Bashës kur ai qe në kulmin e rrugës radikale dhe asaj që ka arritur sot, ai është katastrofik.

Në zgjedhje do të shkohet pa qeveri teknike dhe me Ramën kryeministër, pa lista të hapura, pa referendume që i japin zë votës së qyttarëve, pa president nga populli.

Nderkohë rugës kanë rënë edhe fitoret e rreme për të zëvendësuar parlamentin ilegjitim me këshillin politik, garancië e 14 janarit për regulla loje që do të ndryshoheshin bashkarisht dhe nënshkrimi i 5 qershorit që duhej të mbetej i paprekur.

Ndaj, kur Ilir Meta e lavdëron sot Bashën që hoqi dorë nga zotim për zgjedhje pa Ramën, ai vë gishtin në plagë, duke i kujtuar “tradhëtine” themelore që do të determinonte të gjitha humbjet që do të vinin rugës më pas. Sepse nuk ka kurrth më të rrezishëm sesa të besosh se do të fitosh duke u tërhequr në betejën me një diktator.

©Lapsi.al

18 Comments

  1. Arrestimi i tyre është bërë pranë Fakultetit, teksa i janë gjetur edhe një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Pedagogu i arrestuar në Korçë raportohet se është Kordinator i LSI Korçë.

    Ai ka foto ku shihet krah presidentit Ilir Meta dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.

  2. PD me Lulzim Bashen po ndjek nje rruge europiane te te berit politike.PD u formua per te qene parti europiane,larg frymes radikale te revolucionit.
    E djathta ne te gjithe historine boterore,mund te nervozohet,mund te kercenoje por,kurre nuk do qe ta djege vendin e vet.
    Vellavrasja eshte karakteristike e bolshevikeve.
    Shqiptaret,po te kene ndopak dinjitet dhe kulture,nuk e shesin voten dhe keshtu nuk lejojne askend t’i shkele me kembe,mbas votimeve.

  3. Artikullshkruesi mund t’i kishte quajtur qendrimet e opozites si te emancipuara dhe te pergjegjshme. Ne vend te kesaj ai hedh faren e dyshimit dhe pakenaqesise. Aq me teper kur flet me percmim edhe per protestat dhe molotovet. Cfare recete sugjeron gazetari? Pershkallezim deri ne ndeshje?

    1. Artikullshkruesi eshte Bushat kurva qe ju prish ne breke ju talibaneve te shqupit.
      Pershkallezimin e provut deri ne ndeshje me molotov dhe me shtiza, bashke me Bushatin qe thoshte se nuk ka rruge tjeter, e bashke me Ed thuthuqin qe deklaroi se po u bene zgjedhjet vendore ai do hiqte dore nga politika.
      Bushat kurva ben duvane e Likes tani, ju militantet e hani xhallin si gjithmone.

  4. YMER GELBAZA ME NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN -ZAHO E KERKON BABAIN E TIJ BIOLOGJIKE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA SHUME SHPEJT DO TE PUBLIKOJ EDHE NJE DOSJE PER EDI RAMEN,NJE LLOJ SIQ JA BERI ME KRISTAQ RAMEN KUR KRISTAQI JA BERI NJE VELLA ME SHUME EDIT DHE OLSIT,GREG KRISTAQ RAMEN,TANI DO TE PUBLIKOJ DOSJEN SE ZAHO NUK ESHTE I EDI RAMES POR I KUJTIM GJUZIT OSE BATON HAXHIUT

  5. Ku ndryshon Rama nga Basha? Te dy hajdute jane, te dy te paafte jane, te dy njesoj keq do qeverisin. Per shume njerez njelloje do jete me Bashen apo me Ramen.

  6. Ky prokuror ka takuar katër herë Sali Berishën dhe i ka dëshmuar shumë gjëra duke pasur besim se ky është miku i Azemit, por deri më sot Berisha nuk e ka hapur gojën. Truproja i Azemit, Neza, sot është në azil politik. Ai i ka deklaruar Sali Berishës dhe Ylli Rakipit me kasetë i regjistruar për konfliktin me armë dhe debatet me Azemit në momentet para vrasjes.

    Atë kasetë e ka ende sot Sali Berisha. Ku është pse nuk e dorëzon kasetën? Sot, ky mik i madh i Azemit, që i ka bërë qindra sulme, merr këshilltar të tij Neritan Cekën, njeriun që na bëri 7 atentate kur ishte ministër i Rendit. Merr ministër të Mbrojtjes Arben Imamin, gjenerali i bandave të 97-ës. Pra, të gjithë organizatorët, atentatorët e Azem Hajdarit janë në kolltukët politike, drejtësia nuk ekziston sepse vetë këta pushtetarë e kanë vrarë drejtësinë.

  7. Po smundet Pd të kthehet në parti e revolucineve.Ironia që përdoret në këtë artikull është i pa vend.Pd lindi si parti e aspiratave europiane dhe me Bashën po tregon që vazhdon të jetë e tillë.Revolucionet janë filosofi dhe veprim i të majtës.

    1. I PUNËSUARI I PARTISË SOCIALISTE TË ASAJ PARTIE KU NJERZIT DHE DEPUTETËT DUAN MË SHUMË PARTINË SE SHQIPËRINË NJË I. PA EMËR IFORMUAR NGA LLOJË LLOJ SPERMASH NA ÇAU KARIN

  8. PD eshte parti fashiste mer gjytyrym Shif vrasjet qe ka bere Sali Berisha nder vite .Pedja eshte mbush me bythqi si Lulzim Bash dhe kurre nuk do vij ne pushtetPo mitingjet ku i vihej zjarri cdo gjeje cfare jane ? po kush e beri ka 97 ka mijra pyetje qe te coin te PeDja dhe Sali Shpellari Prandaj nuk vijne kurre ne pushtet

  9. Ps parti neokomuniste e neo fashiste sëbashku pasuese Pk.Ku i ke pa fashistët ti te Pd në propagandën e përhershme komuniste.Pa tjetër ti je një nga ata.Trap.

  10. Si nuk u lodhe ore i paguar i Ridhjerjes duke share PD, kot e ke o familje e degjeneruar sepse kush shan c do opozit eshte i mire paguar nga pozita, prandaj kot e ke ore familje shkerdhyer sepse i ben me shum ndere opozites.

  11. Unë me një buzëqeshje i thashë: “Bacë ne do hyjmë gjithnjë aty ku njerëzit na duan”. I hipim makinës dhe pamë se Pallati i Kongreseve ishte rrethuar me 300 forca policie, që Azem Hajdari të mos hynte brenda. Për ti rënë shkurt, ne të armatosur e çamë postbllokun dhe e futëm Azem Hajdarin në sallë.

    Byroja politike akoma nuk kishte arritur në sallë. Pasi hymë në sallë gjeta ca lepuj të Partisë Demokratike që ishin rreshtuar në rreshtat e parë e po prisnin byronë. Njërin prej tyre e kapa, e çova me dhunë dhe aty ula Azemin. Pastaj shkova e kontrollova nëse ishte parashikuar në protokoll që të fliste dhe Azem Hajdari. Normalisht nuk ishte parashikuar. Me mjete “demokratike” e shënuam që Azemi do merrte fjalën i treti.

    Pas 12 minutash mbërriti byroja, me një pamje si të Adil Çarçanit me shokë, ku mbërriti Tritan Shehu me ish-sigurimsat, pastaj mbërriti dhe Sali Berisha. Pasi folën dy kryetarët e byrosë, i treti e mori fjalën Azem Hajdari. E bëra gjithë këtë përshkrim për t’iu treguar pjesën e fjalimit të Azemit.

    Azemi iu tha: “Dëgjoni ju tavolinë e krekosur dhe e dhjamosur me një popull fukara dhe të rrënuar nga komunizmi. Unë jam Azem Hajdari, djali i Shpend Hajdarit. Baba im ka qenë komunist dhe unë e kam për nder që jam i biri i tij. Por në vitet 90’ unë i rrëzova idealet e babës tim, e rrëzova Enverin. Por sot ka një fatkeqësi kombëtare, që ju i keni dhe vazhdoni ti keni ato ideale që kishte baba im. Ky është turp dhe tradhti kombëtare. Kjo nuk është PD-ja që populli donte ta kishte në pushtet. Kjo është një ngjallje dhe pasurim i komunizmit”.

    Më pas salla u ndez dhe të gjithë i puthnin duart Azemit. Kjo ishte goditja e parë agresive në vitin 1994 në Pallatin e Kongreseve.

  12. PDja doli pjelle e deshtueme qysh ne fillim. Nuk di te them nese ishte mos experienca apo ngaqe u minua nga Ramiz Alia, ose te dyja bashke.
    Fakt eshte qe ish sekretari i PPSH e mori peng PD’n dhe e deformoi ne bajrak te vetin. Ligji, Prona, Familja, Feja, te kater shtyllat ku mbeshtetet e djathta, u shkateruan nga ky shkerdhat burre. Ka 30vjet ne politike dhe ka fillu tu fol budalliqe si puna e Enverit ne byrone politike. Dhe luli del studiove si kondom i perdorur.

  13. mobilizimin dhe armatosjen e militantëve të PD për të luftuar në Fier dhe Vlorë, lëvizjen e tankeve nga Zallherri drejt Vlorës etj. Urdhrat janë firmosur nga Sali Berisha ish-president, Leonard Demi ish-deputet dhe ambasador i Shqipërisë në NATO deri në 2017, Bashkim Gazidede ish-kreu i SHIK-ut famëkeq, Sheme Kosova ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Adem Çobanit që zëvendësoi Sheme Kosovën, Halit Shama ish-ministër i Brendshëm dhe Safet Zhulali ish-ministër i Brendshëm.

    Operacioni për shtypjen e revoltave popullore për shkak të firmave piramidale është iniciuar me urdhrin nr. 25 datë 26 janar 1997 të Presidentit Sali Berisha për përdorimin e ushtrisë në qytetet e Jugut. Në vijim, në 10 shkurt ’87, ministri i Brendshëm Halit Shamata, me shkesën nr. 8, kërkon transportues të blinduar nga Ministria e Mbrojtjes. Në 1 mars ’97, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Sheme Kosova firmos urdhrin numër 25 për lëvizjen e tankeve të Zallherit në drejtim të Fierit me synim Vlorën. Në këtë kuadër, sipas raportit të komisionit hetimor, gjatë periudhës 25 janar ’97 deri në 9 mars ’97, ministri i Brendshëm Safet Zhulali firmos 23 urdhra për përdorim të avionëve për bombardim të mjeteve të transportit, duke përfshirë edhe zonën e burgut të Bënçes,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu