• |
ide | kryesore

Listat e deputetëve/ PD heq Flamur Nokën nga Kukësi, e sjell në Qarkun e Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-deputeti Flamur Noka është caktuar të kandidojë në Qarkun e Tiranës. Publikimi i listës së kandidatëve të demorkatëve për qarkun e Kukësit konfirmoi zërat se ish-deputeti i Kukësit Flamur Noka nuk do të kandidojë më në këtë qark.


Emri i tij është propozuar në të gjitha degët e qarkut Kukës, si dhe në shumë degë të tjera të PD në të gjithë Shqipërinë, por, mesa duket, për Partinë Demokratike kandidimi i ish-Ministrit të Brendshëm Flamur Noka është më i vlefshëm në Qarkun e Tiranës.


3 Comments

  1. Si në Kukës ashtu edhe në Tiranë, ish ministri i mbrendshëm Noka në listë do të rënditet sipas alfabetit, një projekt i PD që ka të bëjë me listat e hapura.
    Përse jo në Kukës ku është propozuar nga baza e partisë po në Tiranë ?
    Për mendimin tim kjo lëvizje nga PD është bërë për arsye se Noka si ish ministër i mbrendshëm e njeh mirë nëntokën e abuzimeve të zgjedhjeve nga PS, e do të mund ti demaskojë ato, veçanërisht kur në Tiranë ka përballë një person tipik mashtrues si Veliaj të cilit i është vënë mëlçia e varur për të ujqëruar me votat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu