• |
ide | kryesore

Mbappé mund të largohet për “vetëm” 100 milionë: lajmi vjen nga Franca dhe frikëson PSG

-Instant, Sport



I ri, i talentuar, objekt i dëshirave të gjysmës së Europës. Kylian Mbappé ka botën në këmbët e tij, Paris Saint-Germain e ka zgjedhur si idhullin e shtëpisë mes yjeve të një skuadre që, edhe falë tij, arriti finalen e edicionit të fundit të Champions League. E megjithatë, eksperienca parisiene e sulmuesi duket se ka mbërritur në fund, me Real Madrid që mezi prêt ta rrëmbejë nga konkurenca.

Befasia e jashtëzakonshme e cështjes është se Mbappé mund të largohet për “vetëm” 100 milionë euro. Një cmim që, duke konsideruar shifrat e futbollit modern e vlerën e lojtarit, do të përfaqësonte një një blerje fantastike.

Sipas të përditshmes franceze “l’Equipe”, e gjithë situate lidhet me rinovimin kontratual: aktualisht akordi mes PSG e kampionit të botës parashikon skadencën në 2022 e, nëse palët nuk gjejnë mirëkuptimin, vështirë se cmimi i kartonit të Mbappé mund të kalojë 100 milionë.

PSG, sic dihet, nuk është një klub me probleme financiare, por nuk mund ti lejojë vetes që të lëshojë një kampion si ai të largohet për një cmim të tillë, sidomos duke konsideruar se vlera e tij është tek 250 milionë. Por, në rast se nuk e bën rrezikon ta humbasë lojtarin me parametër zero në 2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *