Është mbyllur protesta e bluzave të bardha në QSUT. Pavarësisht se kishin lënë një takim me kreun e qeverisë, mjekët i kanë qëndruar paralajmërimit të tyre dhe kanë dalë në protestë në hyrje të spitalit.
Përfaqësues i Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, Ibrahim Ruka, kirurg në QSUT është shprehur në takimin me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nuk janë pritur nga asnjëri prejt tyre. Ai tha se bluzat e bardha janë takuar me këshilltarë të kryeministrit, gjë e cila sipas tyre është një mashtrim.
Bluzat e bardha njoftuan se do të mblidhen sot në orën 10:00 në protestë, ku kërkojnë realizimin e 4 kërkesave, që lidhen me kushtet ku punojnë si dhe me pagesat e tyre. Më konkretisht ata kërkojnë që mjekët të cilët humbin jetën në krye të detyrës të shpallen dëshmorë të kombit, rritje të pagave, sigurimin e jetës së personelit shëndetësor dhe tu sigurohen të gjitha kushtet në punë.
Kot merziteni shoke!
Partija jone heroinike do t’jua rrise borderone me 250% me date 26 Prill 2021.
Se ne kemi dhe diellin – ku hyn Dielli nuk hyn mjeku!
T’rroj’ uniteti Parti-Popull!