• |
ide | kryesore

Më shumë se 3 orë rezistencë me armë, i moshuari në Elbassn refuzon të dorëzohet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prej orës 13:20 minuta policia dhe forcat speciale kane rrethuar lagjen 11 nentori ne Elbasan për të neutralizuar një 71 vjeçar i cili është i armatosur me kallashnikov.

Ai nuk pranon të dorëzohet ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe pritet të ketë dhe një ndërhyrje të forcave RENEA. Ngjarja po ndodh ne lagjen “11 nentori”.

Drejtori i Policise se Elbasanit deklaroi se ishte nje person i rrezikshem. Ne oren 13: 20 ai qelloi drejt policise dhe plagosi 2 te rinj kalimtare.

Forca speciale me autoblinda dhe mjete të tjera të specializuara ndodhen në vendngjarje ndërsa është rrethuar një perimetër i gjerë dhe nuk lejohet të kalohet. Nje snajper ndodhet ne tarrace. I moshuari nuk pranon të dorëzohet dhe vijon të kërcënojë, pavaresisht nderhyrjes edhe te familjareve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *