• |
ide | kryesore

Ministrja e re e Arsimit betohet përpara Metës në Presidencë

Lajme, Të fundit



Ministrja e re e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka shkuar në Presidencë pas votimit me 104 vota në Kuvend, për t’u betuar përpara presidentit, Ilir Meta.

Në ceremoni ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Ministrja Kushi u betua betua me dorën mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.”

Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke i uruar suksese në detyrën e re dhe të rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *