• |
ide | kryesore

Mjekët e QSUT-së paralajmëruan protestë, Rama i pret në takim

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një takim përfaqësues të Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor të cilët një ditë më parë thane se do të mbanin një grevë 1-orëshe, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

4 kanë qënë kërkesat kryesore të mjekëve, në këtë situatë pandemie që pritet të përkeqësohet me afrimin e dimrit dhe shfaqjen e gripit stinor. Ata kërkojnë shpalljen “Dëshmorë të Kombit” të kujdo personeli shëndetësor që humb jetën duke luftuar Covid-in, sigurimin e jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë. Po ashtu, kërkohet dhe rritje e trajtimit financiar të personelit shëndetësor, si dhe kushte optimale në punë për parandalimin e infeksionit. 


Policia nuk e lejoi protestën për shkak të rregullave që ndalohen tubimet gjatë pandemisë, por menjëherë reagoi kreu i qeverisë, cili i ftoi në një takim përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor. Krahas mjekëve, më herët kanë mbërritur në Kryeministri drejtori i QSUT, Enkelejd Joti dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

3 Comments

  1. ”’ Dëshmorë të Kombit”’ ??? .. Nuk jam dakort ( absolutisht jo ) .
    ”’sigurimin e jetës së personelit shëndetësor, ”” … Plotesisht dakort , biles te behet urgjentisht.
    ”’rritje e trajtimit financiar të personelit shëndetësor”’ … Plotesisht dakort , biles qe nga fillimi i pandemise ( Janar 2020)
    ”’ kushte optimale në punë për parandalimin e infeksionit”’ …Plotesisht dakort , te anullohet ndonje projekt ndertimi dhe ato financa te hidhen ne shendetesi.

  2. Ja pra ku dolen lakrat qe KRYEMINISTRI NUK I KA PRITUR(lexi lajmet e pas ores 11.00)

    Vetem disa keshilltare te Rames i kane pritur qyqaret, ata 4 vete qe shkuan..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu