• |
ide | kryesore

Ndalohet i armatosur ish-anëtari i “Bandës së Durrësit”

Arkiva, Lajme, Të fundit

Edmond Koçi, gjithashtu i njohur si ‘Mond Çekiçi’ është kapur duke qarkulluar me armë pa leje. Koçi njihet si anëtar i bandës së Durrësit dhe ka precedentë të mëparshëm kriminalë.


Mësohet se ai është prangosur dhe është dërguar në Komisariatin e Durrësit, derisa të dalë para Gjykatës së qytetit për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohet për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.


“Mond Çekiçi”, konsiderohet nga Policia si person me rrezikshmëri të lartë pasi është pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës dhe është dënuar disa herë më parë për të njëjtën vepër penale. I riu konsiderohet si njeri u afër me Lulzim Berishën, Emiljano Shullazin, Plarent Dervishajn dhe personazhe të tjerë “problematikë” në vend.

Aktualisht Koçi është vendosur në Durrës, ku edhe administron disa shërbime në portin e qytetit nëpërmjet disa kompanive, ku ai qëndron si pronar në hije.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu