• |
ide | kryesore

Ndodhej aty pranë, ish-ministri rrëfen ngjarjen në Elbasan

Arkiva, Lajme



Të shtënat me kallashnikov në Elbasan i ka dëgjuar edhe ish-ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto. Në një intervistë për Report Tv, ai është shprehur se ka dëgjuar të shtënat pasi ka qënë pranë vendngjarjes, ndërsa ka shtruar se kjo është një ngjarje e rëndë.

“Ishte terrorizuese për njerëzit dhe për të gjithë që ishin aty afër. Më shqetësuese është fakti se është një fenomen që përsëritet në Elbasan për arsye të tilla si dhuna në familje apo dhe për arsye të tjera. Të gjitha organet që janë të përfshira dhe kanë një rol të jashtëzakonshëm për situatën në Elbasan dhe në vende të tjera.” – tha Haxhinasto në fjalën e tij.

 



2 Comments

  1. Nje sqarim. Une nuk isha aty, aty ne fakt, dmth fiks ne Elbasan, por tek Rruga e Elbasanit. Krismat pra nuk i degjova vet, po me tha nje shok i lagjes, qe i kishte pa ne TV.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *