• |
ide | kryesore

Nuk ka qetësi/ Sërish lëkundje tërmeti në vend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shënohen sërish lëkundje tërmeti në vend. Goditja që u shënua rreth orës 21.30 ishte 4.2 ballë dhe epiqendra ka qenë në Belsh, por lëkundjet janë ndjerë dhe në kryeqytet.

Një tjetër tërmet u shënua në mesditë në veri-perëndim të Lushnjes, me magnitudë 3.5 ballë. Po ashtu mëngjesin e sotëm është ndjerë një tjetër lëkundje me magnituidë 3.3 të shkallës rihter në qarkun e Elbasanit.

Ndërkohë Shqipëria është lëkundur plot 12 herë gjatë natës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, këto lëkundje kanë pasur epiqendra në Cërrik, Belsh, Elbasan, Fushë Krujë, Durrës dhe Peshkopi.

NJOFTIMI

Informacion paraprak: Më datë 24.09.2020, ora 21:21:40 UTC, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka regjistruar një lëkundje sizmike me magnitudë ML=4.2 ballë, me koordinata 41°04′ N dhe 19º 89′ E, me thellësi 17 km dhe me epiqendër 5 km në veri-perendim të qytetit Belsh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *