• |
ide | kryesore

Pamje nga Elbasani, shikoni si rrethon RENEA 71-vjeçarin e armatosur në banesë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



71-vjeçari nuk po dorëzohet. Pasi qëlloi drejt 4 policëve pasi ishte zënë me gruan, i moshuari Lefter Zhidru nuk pranon të dalë nga banesa ku është izoluar.

71-vjeçari që plagosi dy kalimtarë të rastit me plumbat e tij po rrethohet nga RENEA dhe policia, të cilat kanë bllokuar rreth 300 metra zonën, duke mbajtur larg mediat, gazetarët dhe qytetarët aty pranë.

Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë. Në terren ndodhet vetë drejtori i Policisë së Elbasanit Arjan Muça. Po kështu janë vendosur dhe dy makina amerikane që me kamera kontrollojnë dhe vëzhgojne vendndodhjen e 71-vjeçarit. Të dyja makinat janë përpara pallatit ku ndodhet 71-vjeçari i armatosur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *