• |
ide | kryesore

Policia arreston 2 persona për transport ilegal të klandestinëve, njëri prej tyre efektiv policie në burgun e Peqinit

Lajme, Të fundit



Një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, është goditur ditën e sotme duke vënë në pranga 2 persona. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasit me inicialet E. Gj., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe S. H., 59 vjeç, banues në Gramsh, u kapën duke transportuar 6 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Këta dy shtetas transportonin nga Korça, disa klandestinë me qëllim dhënie e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit. Arrestimi i shtetasit me inicialet E. Gj. u bë për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”, ndërsa arrestimi i shtetasit S.H.(punonjës policie në Peqin), i cili ka qenë me uniformë policie në momentin e arrestimit, u bë për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Dy të arrestuarit u kapën nga shërbimet e policisë, në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, 6 shtetas sirian, me destinacion vendet e BE-së. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 4 aparate celular, një armë zjarri, stema dhe dokumenti i policisë i shtetasit S. H., si dhe mjetin me të cilin qarkullonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *