• |
ide | kryesore

Policia zbardh detajet, si e ekzekutoi RENEA të moshuarin në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me gjithë dinamikën e situatës që përfundoi me ekzekutimin e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, pasi nuk pranoi asnjë moment të dorëzohej.

“Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Renas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidru, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Shtetasi Lefter Zhidru, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.

Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renea i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash Forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë” njofton Policia.

Grupi Hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ndodhet në vendngjarje dhe në banesën e 71-vjeçarit ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, një sasi të konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.



8 Comments

  1. Aju dhjevsha mu ne -Renean- qe ka ky shtet nuk -neutralizuan- dot nje 71 vjecar,por e egzekutuan .Polica leshi te trajnuar vetem per te shulur rrenjet e hashashit se -bocet -i ruajne me kallac.

  2. Aju dhjevsha mu ne -Renean- qe ka ky shtet nuk -neutralizuan- dot nje 71 vjecar,por e egzekutuan .Polica leshi te trajnuar vetem per te shkulur rrenjet e hashashit se -bocet -i ruajne me kallac.

  3. Tamam shtet shkarabajge nuk neutralizon dot nje person me gjithe kohen e nevojshme. deshtim si cdo deshtim ne cdo hap qe hedh kjo qeveri e leqendisur.

  4. Juve qe jepni mend duket qe ju duket e gjitha kjo si loje luftash. Ai ishte i armatosur dhe askush nuk ja parashikon dot se cfare do te bej. Jeni bere si ata analistet qe japin mend per cdo gje. Zaten keto jane disa nga pasojat e 97 dhe sigurisht edhe ju viktimat naiv.

  5. Vetmbeojtje ?! Viktima nuk kishte asnje peng, cfare po mbronte policia dhe ca rreziku kishte personi. Vetem se ishte ne shpi. Ta linin dhe ca ore apo kishin ndonje pu e tjeter. Kjo lloj RENEE eshte per turp te zotit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *