• |
ide | kryesore

Sharon Stone: Kush është aktori që puth më mirë

-Instant, Paparazzi, Slider



Ylli i Hollivudit Sharon Stone ka treguar emrin e një aktori të njohur që puth më mirë nga të gjithë.
E ftuar në Watch What Happens Live me Andy Cohen të martën në mbrëmje, ajo tregoi se cila nga puthjet skenike që ka dhënë ndër vite, ishte puthja më e mirë.

Stone ka punuar me disa nga yjet më të mëdhenj në Hollywood gjatë karrierës së saj të gjatë, si Michael Douglas, Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone, por mashkulli që ajo tha se puthte më e mirë, mund të jetë një surprizë për ju.
“Epo, Robert De Niro ishte puthja më e mirë”, tha Stone, duke iu përgjigjur një pyetjeje nga një fans.

Ndërsa Stone tregonte për puthjen e saj me kolegun në filmin “Casino”, ajo tregoi se zgjedhja e saj mund të ketë të bëjë me respektin e jashtëzakonshëm që kishte për De Niro-n si aktor.
“Ishte aktori që unë admiroja më shumë dhe thjesht doja të ulesha përballë tavolinës së Robert De Niros”.
“Dhe ndoshta për faktin se e vlerësoja atë në mënyrë të jashtëzakonshme, kisha respekt të madh dhe ishte kulmi i momentit të puthjes për mua. Kishte shumë gjëra që lidheshin me të”, tha Stone.
“Nuk e di nëse mund të krahasoj diçka tjetër me të”, tha Stone. “Çdo gjë tjetër ishte “pff”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *