• |
ide | kryesore

Si nisi sherri me ish-bashkëshorten, detaje nga ngjarja në Elbasan

Arkiva, Lajme, Të fundit



Lefter Zhidru u ekzekutua sot nga policia pas disa orësh rrethimi dhe shkëmbimi zjarri. 71 vjeçari jetonte në banesë me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tyre 14 vjeçare në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Ka qenë ky pikërisht shkaku i sherrit të sotëm që përfundoi në tragjedi.

Zhidru mësohet se nuk e ka honepsur dot faktin se ishte divorcuar. Ai i kërkonte shpesh llogari ish-bashkëshortes. E njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën e sotme.

Gruaja nuk i është përgjigjur dhe kaq ka mjaftuar që midis palëve të nis konflikti. Në momentin që policia ka shkuar të arrestojë 71 vjeçarin, pas denoncimit të gruas, Zhidro ka hapur zjarr drejt tyre, duke lënë të plagosur dy kalimtarë të rastit.

Për të bindur Zhidron të dorëzohet ka ndërhyrë edhe djali nga martesa e parë. Ky i fundit ka biseduar me babain e tij por nuk ka mundur ta bindë. Brenda apartamentit ku banonte Zhidro ka pasur një sasi të konsiderueshme municionesh.



1 Comment

  1. Nuk më duket se kjo histori si shkak të vetëm ka pasur një sherr midis dy bashkëshortëve të ndarë.
    Protagonisti i kësaj historie, mesa u mor vesh, ka qemë polic dhe veç armatimeve që ka pasur në shtëpi e me të cilat u mbrojt për 5 orë, kishte përgatitur edhe pako me tritol e me ndezës që po të shpërthenin, mund të kishin krijuar një situatë tragjike me shumë viktima.
    Nuk më duket fort e besueshme që gjithë këtë arsenal armatimesh, ai i paskej grumbulluar për të zgjidhur sherin me gruan e tij të ndarë me të cilën vazhdonte të banonte në një apartament.
    Edhe deklarimet e “gazetarëve investigative” mu dukën kontradiktore.
    Nga njera anë personazhi paraqitej një njeri problematik jo vetëm me gruan por edhe me fqinjët e të afërmit, e nga ana tjetër thuhej se gjatë 5 orëve të tij në ngujim, me të kanë komunikuar vajza e djali i tij e të afërm , bile edhe “miq” nga jashtë Shqipërisë.
    Meret vesh se ai nuk është elbansanas por i ardhur nga fshatrat e Sarandës e mbiemri i tij Zhidru, nuk më duket si mbiemër shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *